Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha Kelani për Klankosova.tv

“Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML”, theksoi ai./ Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume