Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje që me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut, Avni Dehari, ka shfrytëzuar të drejtën e votës.

Në prononcimin e tij për media Dehari ka thënë se ka votuar vetëm për zgjedhjet parlamentare dhe ka bojkotuar ato presidenciale.

Dehari në këtë rast, është reshtuar me shumicën e shqiptarëve të cilat sipas raporteve zyrtare deri më tani kanë bojkotuar zgjedhjet presidenciale dhe kanë votuar vetëm për parlamentare./indeks.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume