Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Zelensky e cilësoi Ramën si “një mik të madh të Ukrainës.

Ai tha se kanë biseduar për Samitin e Paqes që pritet të mbahet në Zvicër dhe e ka falënderuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë.

Shefi i shtetit ukrainas theksoi se e ka informuar shefin e qeverisë shqiptare, për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.

“I telefonova kryeministrit Edi Rama, një miku të mirë të Ukrainës lidhur samitin e ardhshëm të Paqes dhe falenderova kryeministrin që konfirmoi pjesëmarrjen e Shqipërisë atje. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, tha Zelensky.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume