Kandidaturë për kryetar të LSDM-së sot paraqiti edhe Aleksandar Bajdevski, publikoi partia në Fejsbuk.

“Sot në selinë e LSDM-së, kandidaturë për kryetar të partisë në zgjedhjet e menjëhershme brendapartiake paraqiti edhe Aleksandar Bajdevki, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të LSDM-së përfundon sot. Kandidatura për kryetar paraqitën Venko Filipçe, Slavjanka Petrovska dhe Jovan Despotovski.

Të dielën LSDM-ja do të mbajë kongres llogaridhënës, ndërsa zgjedhja për kryetar do të bëhet më 30 qershor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume