Tetovasot raporton se një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në rajonin e Tetovës, pasi gjatë një kontrolli iu gjet lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 9 tetor 2026, rreth orës 15:25, nëpunësit policorë të Njësisë Policore Kamjan, në rrugën lokale Kamjan–Jellovjan, e kanë privuar nga liria I.J. (21) nga fshati Përshovc.

Gjatë kontrollit të kryer, policia ka gjetur dhe sekuestruar një qese najloni me marihuanë.

Tetovasot raporton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 21-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume