Më 03.06.2024 në orën 03.30 në rrugën ,,Goce Delçev” në Gostivar, efektivët e policisë nga DPB-Gostivar, kanë arrestuar personin E.Sh. (36) nga Gostivarit, i cili ishte në kërkim pas një urdhër-arrest qendror bazuar në urdhër të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë vjetësh për veprën e kryer penale ,,grabitje” e dënueshme sipas nenit 237 të Kodit Penal të RMV-së. Personi është dorëzuar në  Institucionin Korrektues Penal-Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume