Sot pasi u zgjodh kryetar i LSDM-së, Venko Filipçe tha se partia do të riorganizohet dhe do të del fituese.


“Tash është koha për ripërtëritjen e LSDM-së dhe për shumë punë. Nuk ka kohë për festim. Vijon periudhë për riorganizim, sipas premtimeve të mija me të cilat jam i sigurt se LSDM-ja do të fitojë”, tha Filipçe.

“LSDM-ja do të kthehet edhe më e fuqishme dhe do të jetë motor i përparimit shoqëror”, shtoi Filipçe.

Më tej tha se nuk do të zhgënjëjë anëtarët e LSDM-së dhe as qytetarët e vendit.

“Mund të premtoj se do të bëj çmos që mos ta zhgënjen besimin tuaj dhe të punoj ashtu siç kam premtuar. Kjo fitore për mua paraqet përgjegjësi e madhe ndaj jush, anëtarëve të LSDM-së, ndaj të gjithë qytetarëve tanë dhe ndaj shtetit tonë. Sonte në LSDM fitoi profesionalizmi, empatia dhe kujdesi ndaj njerëzve si vlera të mia në bazë të së cilave do të veprojë LSDM-ja”, tha më tej Filipçe.