Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se më 1999 nuk është çliruar Kosova.

Ai ka thënë se ka pushuar lufta dhe ndërkombëtarët e shkatërruan UÇK-në.

“Në momentin që kanë ardhur ndërkombëtarët, kanë ardhur deri te bashkësia lokale me lëshu certifikata të lindjes. Është pushtim”.

“Është gabim me thënë se jemi çliru, është ndalur lufta Rezoluta 1244 e ka konsideru Kosovën pjesë të Serbisë”.

“Këta ndërkombëtarët kanë bë presion mos me dalë në pah viktimat, mos me dalë në pah krimet që i ka bë pushtuesi serb, me qëllim që me na përafru neve mënyrë sa më të pranueshme me debatu me Serbinë”, ka thënë Humolli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume