MPB ka njoftuar se me datë 19.06.2024 rreth orës 02:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Glogjë, një mjet i udhëtimit “Volkswagen Golf” me targa të regjistruara të Tetovës, i drejtuar nga një person i mitur nga fshati Kapazhdoll, kanpërplasur një kafshë shtëpiake – një lopë. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë bëri inspektimin në vendin e ngjarjes. 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume