Aleanca për Shqiptarët në kuadër të koalicionit VLEN në qeverisjen e re do të ketë zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes dhe zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë.

Siç mëson INA jozyrarisht për postin e zëvendësministrit të mbrojtjes është propozuar Elfete Ismaili nga Shkupi, ndërsa në postin e zëvendësministrit të bujqësisë, Flakron Bexheti. Dy emrat e përmendur pritet që zyrtarisht të debatohen dhe të marrin dritë jeshile edhe në organet partiake. 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume