Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 9-të në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA. Arsimi i Çegranit dhe Sileksi janë ndarë në barazim 1:1, në një ndeshje ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, në minutën e 46-të, Xhemaili shënoi autogol për epërsinë 0:1 të mysafirëve, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Gaje barazoi rezultatin në 1:1 për vendasit. Në ndeshjen tjetër të ditës, Tikveshi shënoi fitore bindëse 3:0 ndaj Bregallnicës.

Vëmendja të dielën do të jetë te përballja mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës, si dhe te dueli mes Sileksit dhe Vardarit. Xhiroja e nëntë do të përmbyllet të hënën me ndeshjen mes Bashkimit dhe Strugës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume