Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë nisi me tensione, pasi opozita kërkon rikthimin e ish-kryeministrit, Sali Berishës në grupin e Partisë Demokratike.

Deputeti, Flamur Noka kërkonte fjalën dhe u çua në foltore duke e bllokuar, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Kryeparlamentarja, Nikolla i kërkoi të ulet në vend dhe pas agravimit të situatës, e para e Kuvendit ndërpreu seancën për pesë minuta pushim.

E jashtë, tensionet janë ende më të mëdha, pasi protestuesit shtyjnë policinë e i godasin me gurë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume