Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë shpekulimet e Kryetarit Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov për mënyrën se si është krijuar propozimi i Bashkimit Evropian për përmbajtjen e kornizës së negociatave dhe dokumenteve shoqëruese me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut filloi negociatat për anëtarësim të plotë me Unionin.

Në këto spekulime të pahijshme, BE-ja vihet në dukje si një subjekt politik jo i besueshëm, i cili merr udhëzime nga selitë lokale apo partiake për vendimet kyçe që kalojnë në organet më të larta të administratës evropiane dhe që realizohen në nivelin më të lartë – në Samitet e Unionit, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme, nga ku potencojnë veprimet e këtilla cënojnë diplomacinë e vendit dhe bëhen për të përfituar pika ditore politike.

“Opinioni u njoftua se disa detaje finale ishin harmonizuar drejtpërsëdrejti me Presidenti Macron, në margjinat e Samitit të NATO-s në Madrid, përmbajtja e të cilit me kujdes ishte konsultuar nga politika e jashtme në kuadër të kreut shtetëror. Duke marrë parasysh se kryesimi I atëhershëm me BE-në ishte I Francës, ky propozim përfundimtar joformalisht quhet “Propozimi Francez” edhe pse paraqet pozicioni zyrtar të BE-së, të hramonizuar me konsensus nga 27 vendet anëtare, duke llogaritur edhe Bullgarinë”, thonë nga MPJ.

Përndryshe mbrëmë Kryetari i LD-së, Pavle Tarajanov, gjatë një prononcimi për Kanal 5, theksoi se “konturat e propozimit francez janë dakorduar mes BDI-së dhe përfaqësuesve nga Bullgaria afër Reçicës së Vogël. Më pas propozimi është dërguar në Bruksel përmes lobistëve, që të duket sikur është propozim evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume