Ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Siç njoftojnë nga DPHM-ja, nga fillimi i javës tjetër temperatura ditore gjithandej do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në disa pjesë juglindore edhe rreth 40 gradë.

Nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë deri në vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo ditore nga 29 deri 36 gradë. UV indeksi do të jetë 8. .

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësirsa të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimorë. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri 34 gradë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume