Hezbollahu ka lëshuar rreth 250 raketa në drejtim të Izraelit si një shenjë hakmarrje për vrasjen e komandantit të tyre.

Sulmi izraelit në Libanin jugor vrau tre luftëtarë të Hezbollahut së bashku me komandantin e lartë në terren Taleb Abdallah, i njohur gjithashtu si Abu Taleb, thanë mediat Izraelite dhe tre burime të sigurisë në Liban.

Ai ishte komandanti më i lartë i Hezbollahut i vrarë gjatë tetë muajve të armiqësive midis Izraelit dhe organizatës militante të financuar nga Irani.

Duke folur funeralin e komandantit Abdallah në periferitë jugore të Bejrutit të kontrolluara nga Hezbollahu, zyrtari Hashem Safieddine tha se grupi do të rrisë intensitetin, forcën dhe sasinë e operacioneve të tij kundër Izraelit në hakmarrje për vrasjen e ushtarakut.

“Nëse armiku po bërtet dhe po ankohet për atë që i ndodhi në Palestinën veriore, le të përgatitet për të qarë dhe vajtuar,” tha Safieddine.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani ka pasur disa herë përplasje me Izraelin që nga shpërthimi i luftës së Gazës në tetor, në intensifikimin e vazhdueshëm të armiqësive që kanë nxitur shqetësimin për një konfrontim më të madh midis kundërshtarëve të armatosur rëndë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume