Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte pjesëmarrëse e Samitit të Paqes për Ukrainën, që u mbajt në Zvicër.

Nga atje, në fjalimin e saj përmbyllës, Osmani shprehet se agresioni rus nga Ukrainës, i ktheu në mendje popullit të Kosovës.

E këto dy gjëra, sipas së pares së vendit, janë vuajtja e tmerrshme që lufta sjell, dhe se është radha e Kosovës të jap për popullin e Ukrainës.

Tutje, Osmani shprehet se Ukraina do të ia dal, dhe se shpresën e njerëzve të saj, nuk mund ta shuaj asnjë tirani.

“Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës u ka kujtuar të gjithëve në vendin tim dy gjëra, e para vuajtjen e tmerrshme që lufta sjell, dhe e dyta që tani është radha jonë që të japim”, tha presidentja Osmani.

“Që nga shkurti i 2022-ës bota ka parë një agresion që jo vetëm kërcënon sovranitetin e një kombi, por edhe shpirtin e Evropës”.

“Por Ukraina do të mbizotërojë. Njerëzit e Ukrainës kanë ngritur shpresën që asnjë tirani nuk do të mund ta thyejë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume