Objekti ku më parë ishte Bricolage në komunën Gazi Babë të Shkupit, pronë e “Skopski Pazar”, është shitur për 9.5 milionë euro te marketet Lidl.

Vlera e kësaj marrëveshjeje është 9,564,485 euro pa përfshirë TVSH-në (ose 588,911,166 denarë pa TVSH).
“Çmimi përputhet me vlerën e tregut për llojin e tillë të marrëveshjeve,” thuhet në njoftimin nga Skopski Pazar, duke theksuar se palët në marrëveshje janë Skopski Pazar dhe Lidl Maqedonia e Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume