Sllovakia u mund sot nga Ukraina në Dyseldorf me shifrat përfundimtare 1-2, takim i vlefshëm për Grupin E të Kampionatit Europian 2024.

Golin e parë të takimit e shënuan sllovakët me anë të Shranz në minutën e 18-të lojës duke marrë avantazhin, që do ta ruanin deri në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën Ukraina kishte një ritëm tjetër, dhe në fillim arritën të shënonin në minutën e 54-t me anë të Shaparenkos për të kthyer baraspeshën.

Më pas në të 80-ën minutë, heroi i ndeshjes do të ishte Jarençuk ai që do të shënonte dhe të dytin për t’i dhënë fitoren Ukrainës.

Me këtë rezultat, Ukraina ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Sllovakia bie në të tretin me po aq pikë.

Takimin e radhës ukrainasit do ta kenë kundër Belgjikës, ndërsa sllovakët kundër Rumanisë.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me datë 26 qershor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume