Në dy raste të veçanta në Shkup, dje janë zhdukur shtatë punëtorë nga Nepali nga dy ndërmarrje të Shkupit.

Siç informojnë nga MPB-ja, dje në ora 14:00 në SPB Shkup, M.N (41) nga Shkupi, pronar i personit juridik, ka lajmëruar se pesë persona nga Nepali, të cilët ishin të punësuar tek ai, janë larguar nga zona e komunës së Aerodromit.

Në ora 15:45 në SPB Shkup, Lj.J (36) nga Shkupi, person i autorizuar i një kompanie private, ka raportuar se dy persona nga Nepali, të cilët ishin të punësuar në kompani, janë larguar nga hoteli ku kanë qëndruar.

Nga MPB thonë se po merren masa për gjetjen e personave.

Më herët MPB gjithashtu ka regjistruar raste kur punëtorët nga Nepali janë larguar nga vendet e tyre të punës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume