Uragani Isaias ka goditur shtetin amerikan të Floridës, duke sjellë erëra të fuqishme, reshje të dendura shiu dhe rrezik të lartë përmbytjesh. Përballë motit ekstrem, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve dhe vizitorëve në zonat më të rrezikuara, ndërsa qindra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhia goditi bregdetin me erëra që arrinin rreth 175 kilometra në orë. Megjithëse më pas u dobësua, rreziku vijon të jetë i lartë, veçanërisht në zonat bregdetare, ku ngritja e nivelit të ujit mund të shkaktojë përmbytje të konsiderueshme.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të largohen menjëherë nga zonat ku është urdhëruar evakuimi, duke paralajmëruar se qëndrimi në banesa mund të vërë jetën e tyre në rrezik.

Ndërkohë, pasojat e uraganit janë ndier edhe në furnizimin me energji elektrike. Më shumë se 350 mijë persona në Florida dhe rreth 170 mijë në Alabama kane mbetur pa energji elektrike.

Meteorologët paralajmërojnë se rreziku nuk ka kaluar. Përveç përmbytjeve, stuhia mund të shoqërohet me tornado, ndërsa reshjet intensive mund të prekin edhe zona më larg bregdetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume