Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, e ka futur ushtrinë izraelite në një listë globale të atyre që kanë kryer shkelje ndaj fëmijëve.

Kështu tha i dërguari i Izraelit në OKB, Gilald Erdan, i cili vendimin e cilësoi si “të turpshëm”.

Ai tha se njoftimin zyrtar për vendimin e mori të premten, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lista globale është përfshirë në një raport mbi fëmijët dhe konfliktin e armatosur që do t’i dorëzohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 14 qershor.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha se vendimi do të ndikojë në marrëdhëniet e vendit me Kombet e Bashkuara.

Erdan tha se ishte njoftuar nga shefi i shtabit të Guterres dhe postoi një video në mediat sociale ku ai i përgjigjej vendimit gjatë telefonatës së tyre.

“Jam krejtësisht i tronditur dhe i neveritur nga ky vendim i turpshëm i Sekretarit të Përgjithshëm. Ushtria e Izraelit është ushtria më morale në botë, kështu që ky vendim imoral vetëm do të ndihmojë terroristët dhe do të shpërblejë Hamasin”, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume