Disa shtetas turq janë arrestuar pasi mbrëmë kanë rrahur një shkupjan në parkingun e Bit Pazarit në Shkup, kumtoi MPB-ja.

“Sot (07.06.2024) në ora 02:30 në zonën e Bit Pazarit, nga ana e punonjësve policorë të Njësisë së Ndërhyrjes në SPB Shkup janë ndaluar Ç.J.(21), D.N.K (21), E.K. dhe Ç.M (24), të gjithë nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Shkup, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 02:00 në parkingun në zonën e Bit Pazarit është sulmuar fizikisht A.A (31). ) nga Shkupi”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ata janë ndaluar në stacionin politicor tw Bit pzarit për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume