Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot dhe nesër në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës.

Marketing

Në konferencën e organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pritet të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të biznesit dhe shoqërisë civile. Në këtë manifestim është paraparë të mbajë fjalimin edhe presidentja Siljanovska-Davkova.

Konferenca është vazhdim i ngjarjeve vjetore të nivelit të lartë kushtuar rimëkëmbjes së shpejtë dhe rindërtimit afatgjatë të Ukrainës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume