Shkupi sonte është përfshirë nga një stuhi e fuqishme e përcjellë me erë të fortë, bubullima dhe breshër në disa vende.


Për momentin shi i rrëmbyeshëm, i ndjekur me bubullima dhe breshër të fortë bie në komunat Gjorçe Petrov, Karposh dhe në qendër të qytetit të Shkupit.

Paraprakisht me stuhi të fortë ishte përfshirë rajoni i Pollogut.

Rekomandohet që qytetarët të mos kërkojnë strehim nga shiu nën drunj të vetëm.