Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka shpalosur disa nga emrat e funksionarëve që do të jenë në qeverinë e ardhshme. Taravari, tha se ai do të jetë ministër i shëndetësisë.

“Ministër i ekologjisë do të jetë Izet Mexhit, ministër për qeverisje të mirë dhe transparencë do të jetë Arben Fetai i cili është lindur dhe jeton në Bruksel do të kthehet në vend që të udhëheqë me ministrinë, Fatmir Limani do të jetë ministër i politikës sociale, ministër i ekonomisë pritet sot të vendoset se cili do të jetë”, ka thënë Taravari për Kanal5.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume