Gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar se do të dërgojë ankesë në UEFA për sjelljet e tifozëve shqiptarë dhe kroatë, gjatë ndeshjes së djeshme në Hamburg.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i UEFA-s, e cila ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë dhe Kroacisë.

Shtëpia më e madhe e futbollit europian ka konfirmuar se ka caktuar një inspektor nga komiteti Etik dhe Disiplinor i UEFA-s.

“Në pajtim me artikullin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një inspektor i UEFA-s nga Komiteti Disiplinor dhe i Etikës është emëruar që të nis hetimet, në kërkim të thirrjeve raciste dhe sjelljeve të pahijshme të tifozëve”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Këto thirrje dyshohet se kanë ndodhur gjatë ndeshjes Kroaci – Shqipëri, që u luajt dje në “Volksparkstadion” në Hamburg.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume