Një zjarr masiv përfshiu një rafineri nafte në Erbil të Irakut, duke shkaktuar dëme të mëdha material dhe një re tymi që përfshiu qytetin dhe zonat përreth.

Zjarri shpërtheu rreth orës 20:30 të mërkurën në mbrëmje, teksa paraprakisht nuk raportohen persona të zhdukur apo të lënduar.

Shkaqet e këtij zjarri janë ende të paqarta, teksa autoritetet dyshojnë se ai nisi në depon e asfaltit të lëngshëm të rafinerisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume