Konkursi i parë Miss Inteligjenca Artificiale ka përzgjedhur më të bukurën e këtij edicioni debutues. Një aktiviste marokene është kurorëzuar fituese.

Kenza Layli është një influencer për stilin e jetesës që ndërthur bukurinë, zgjuarsinë dhe magjinë e Inteligjencës Artificiale. Ajo shpjegon në një video se pavarësisht se nuk emocionohet si një person real, u krijua për të kryesuar renditjen duke mundur 1500 bukuroshe të tjera të modifikuara përmes teknologjisë.

Kenza fitoi çmimin prej 20 mijë dollarësh që i shkon krijuesit të saj, një ekzekutivi teknologjie nga Maroku.

Paneli i gjyqtarëve përbëhej nga ekspertë realë dhe kompjuterikë që i ndanë krijimet në kategoritë e bukurisë, teknologjisë dhe prezencës në rrjetet sociale.

Në treshen kryesore hynë edhe francezja Lalina Valina dhe portugezja Olivia C.

Ky konkurs, i pari në llojin e tij u hap në muajin prill nga Fanvue World AI Creator Awards që ftoi përdorues të Inteligjencës Artificiale nga e gjithë bota për të treguar aftësitë programuese dhe për të formësuar një të ardhme të bukur për komunitetin teknologjik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume