Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi” dhe dyshohet se është me pasoja fatale.

Burime të Sinjalit kanë bërë me dije se disa njësi policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve të para, aksidenti ka përfunduar me fatalitet.

Një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Viktima dyshohet se është goditur teksa ka qenë i ndalur me veturë në shiritin emergjent.

Sinjali mëson se viktima është nga Tetova, i cili është përplasur nga një veturë në lëvizje dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve të para, vetura e viktimës dhe një veturë tjetër kanë qenë të ndalura në autostradë, ndërsa i ndjeri ka qenë jashtë automjetit kur një automjet tjetër e goditi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume