Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në kilometrin e 40-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës.

Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë katër vetura.

“Rastet të tilla të aksidenteve shpesh po rezultojnë me fatalitet andaj apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat ne trafik. Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze ndaj kundërvajtësve që shkelin rregullat në trafik”, tha Hoxha

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume