Më datë 20.07.2024 në ora 23:50, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë – Shkup, afër fshatit Trebosh, komuna e Zhelinës, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.Z. (41) nga fshati Luboten i Shkupit ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda trupore Sh.Z. dhe një pasagjer i mitur nga fshati Luboten, ndërsa dy të mitur nga fshati Miletino dhe fshati Luboten kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Klinike Tetovë. Inspektimi është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Tetovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume