Me datë 18.07.2024 në ora 08:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në magjistralen Strazhë – Gostivar, vetura ,,Spark” me shenja regjistrimi të Shkupit e drejtuar nga L.A.(74) nga Shkupi ka dalë nga rruga informon Tetovasot.  Nga plagët e marra vozitësja L.A. ka ndërruar jetë në vend.  Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi o DPB- Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume