Ekipi suedez, Elfsborg e ka kaluar me sukses raundin e parë kualifikues në Ligën e Evropës.

Elfsborg fitoi 2:5 në ndeshjen e kthimit ndaj ekipit qipriot, Paphos, pasi paraprakisht në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore 3:0.

Në Elfsborg luajnë edhe dy vëllezërit nga Kosova, Arbër e Besfort Zeneli.

Madje, Arbri shënoi edhe golin e fundit të Elfsborgut në minutën e 85-të.

Kësisoj, Elfsborg u kualifikua tutje në raundin e dytë në Ligën e Evropës dhe synon që t’i arrijë grupet në këtë kompeticion.