Është arratisur i burgosuri, Faton Hajrizi nga burgu i Smrekonicës, i cili akuzohet për vrasje.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, janë suspenduar dy oficerë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume