Me datë 11.07.2024, në ora 12:30, në rrugën “Kuzman Josifovski-Pitu”, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin H.F.(72) nga Tetova. Ai rreth orës 14:30 është denoncuar nga 71-vjeçarja M.I. nga Tetova, se për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pasurore dhe juridike në mes të dy familjeve, pas një debati verbal para shtëpisë së tyre familjare, e ka sulmuar fizikisht atë dhe djalin e saj F.I. (39). Sipas njoftimit, ai gjatë sulmit ka përdorur mjete të fortë dhe të mprehtë, me të cilin i ka shkaktuar lëndime fizike personit F.I.. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse. Ts

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume