Halil mos shpif! Ja faktet, kërko falje dhe pranoje turpin
Ka dallim votimi për rendin e plotë të ditës, ku ka edhe pika të tjera me interes për qytetarët dhe votimi për futjen e një pike konkrete në rend dite. Rikujtoj, gjatë propozimit për futjen e Ligjit për branitella në rend dite me procedurë të shkurtuar, ne deputetët e ASH votuam kundër, ndërsa Halil Snopçe nuk votoi kundër. Po për rendin e ditës në tërësi pastaj votuam sepse kishim pika me interes për qytetarët dhe propozimet tona. Ne edhe në trupat e tjerë dhe në seancë, për ligjin në fjalë do të votojmë kundër, por ju ku do të fshiheni përsëri, për t’i mundësuar VMRO-së shumicë më të lehtë!?
– Ilire Dauti, Sekretare e Përgjithshme e ASH

