Tetovë – Një i mitur 16-vjeçar është ndaluar nga policia në rrugën rajonale drejt Palçishtit të Epërm pasi drejtonte automjet pa patentë shoferi, raporton Tetovasot.
Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit, ndërsa automjeti Ford Focus është konfiskuar.
Siç mëson Tetovasot, pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.