Gostivar – Një grua nga rajoni i Gostivarit ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një i afërm i bashkëshortit, ndërsa prej kohësh ka qenë viktimë e dhunës psikologjike dhe fizike nga bashkëshorti i saj, raporton Tetovasot.
Rasti është paraqitur në Stacionin Policor të Rostushës.
Tetovasot mëson se policia po ndërmerr të gjitha masat për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e përgjegjësve.