Me datë 01.07.2024 në ora 11:50 në Çarshinë e Epërme të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.N.(75) nga Tetova, për arsye se rreth orës 08.30ka qenë i raportuar nga një grua 48-vjeçare nga Tetova, se që në dyqanin e tij e kishte ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur.  Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume