Më datë 08.07.2024 në orën 19.25 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, më saktësisht në hyrje të një gurore në Gostivar, një motor “suzuki” me shenja të regjistrimit të Shkupit, të drejtuar nga D.Gj.(21) nga Shkupi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Inspektimi në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB-Gostivar.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume