Lojtari i ri i Real Madridit dhe ylli botëror Kylian Mbappe është gati të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij.

Së bashku me familjen e tij, sulmuesi ka mbyllur një marrëveshje për të blerë Caen , një ekip francez i kategorisë së dytë.

Ai do të investojë afër 15 milionë euro për të marrë aksionet e shumicës së një ekipi që ka qenë pjesë e historisë së tij si lojtar.

Mbappe kishte qenë pjesë e akademisë së Caen si fëmijë. Skuadra franceze vitin e kaluar doli në vendin e gjashtë dhe synimet janë tani të rikthehen në divizionin e parë./Indeksonline

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume