Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet i vdekur në unazën e Shkupit „Nënë Tereza“, në afërsi të fshatit Smillkovc.

Bëhet fjalë për Edin Sh. nga fshati Lubin i Shkupit, ndërsa në afërsi të menjëhershme të trupit të tij është gjetur edhe një automjet “mercedes” me targa të Shkupit, të cilin ai e kishte drejtuar më parë.

Sipas informacioneve, shkaqet e vdekjes po hetohen, ndërsa trupi është dorëzuar për obduksion për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat nën të cilat ka ndërruar jetë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se rasti është raportuar mëngjesin e sotëm, më 21 nëntor, në orën 06:15, pas çka në vendngjarje menjëherë janë dërguar zyrtarë policorë.