Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të.

Në këtë mbledhje u ndryshua dhe u plotësua vendimi i Qeverisë Nr.16/214 të datës 24 korrik 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese për Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Me këtë plotësim ndryshim, kryesuese e këtij komisioni bëhet:

Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë anëtar Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme