Më 30.01.2026 në orën 20:15, në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gallatë kanë privuar nga liria personin M.M.(60) nga po i njëjti fshat, pasi djali i tij A.M.(36) ka raportuar se M.M., në gjendje të alkoolizuar, ka maltretuar në mënyrë agresive anëtarët e familjes dhe ka drejtuar kërcënime direkte për jetën ndaj djalit të tij. Personit të denoncuar i është bërë alkotesti, me ç’rast janë matur 1,30 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume