Anglia dhe Spanja do të përballen nesër në finale të Kampionatit Europian.
Për anglezët, kjo është hera e dytë që kualifikohen në finale radhazi.
E mbrojtësi i Anglisë, Marc Guehi tha se medaljen e Europianit do t’ia japë nënës dhe babait të tij.
“Do t’ia jap mamasë dhe babait tim, ata do ta mbajnë. Kujtimet që mund të ndani janë të rëndësishme për mua. Sinqerisht, ato janë më të rëndësishmet”, tha Guehi.
Guehi ishte prej futbollistëve më të mirë të Anglisë në Euro 2024 dhe qysh tani ka ngjallur interesim nga shumë klube të njohura për shërbimet e tij.