Ministrja e Financave Dimitrieska Koçoska do të mbajë konferencë për shtyp për ribalancimin e buxhetit
Sot me datë 17.07.2024 me fillim në ora 10:30 ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska do të mbajë konferencë për shtyp në Qendrën për Media të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me vendimin e miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë për ribalancimin e buxhetit.
Konferenca për shtyp mund të ndiqet edhe përmes kanalit të YouTube të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.