Tri automjete, dy të markës „Seat“ dhe një „BMW“, janë përfshirë nga zjarri në Shkup, rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rastin në polici e ka denoncuar një shtetas turk, 54-vjeçar, me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Të tria veturat kishin targa të Shkupit.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit e Shkupit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Shkaqet e zjarrit dhe rrethanat se si janë përfshirë tri automjetet nga flakët nuk janë bërë të ditura.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume