A jeni vajzë mbi moshën 15-vjeçare dhe dëshironi të bëheni ambasadore suedeze për një ditë? A angazhoheni seriozisht për barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta për gratë dhe vajzat? Dëshironi të mësoni më tepër se si mund të kontribuoni në sjelljen e ndryshimeve pozitive në shoqëri?

Ambasada e Suedisë në Shkup ka hapur konkursin për pozicionin “Ambasadore për një Ditë 2026/2027”.

Nga kandidatja e përzgjedhur pritet që të ndjekë nga afër punën e ambasadorit gjatë një dite të plotë pune, të marrë pjesë në takime, të bashkëpunojë me stafin e Ambasadës dhe të përfshihet në aktivitetet e përditshme të institucionit. Në fund të ditës së punës, ajo do të përgatisë një raport të shkurtër mbi përvojën dhe aktivitetet e realizuara. Orari i angazhimit do të jetë nga ora 08:30 deri në 16:00.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet ti parashtrojnë dokumentet si vijon::

Një letër e shkurtër motivimi (maksimumi 250 fjalë), ku shpjegoni arsyet pse dëshironi të aplikoni për këtë pozicion;
Një biografi e shkurtër, ku përshkruani angazhimet, interesat dhe aktivitetet tuaja në dobi të komunitetit. Këto mund të përfshijnë iniciativa ose pjesëmarrje në aktivitete që promovojnë barazinë mes vajzave dhe djemve, ndihmën për të moshuarit apo grupet e cenueshme, mbrojtjen e mjedisit dhe kontribute të tjera shoqërore;
Dy rekomandime (1-2 paragrafë secili) nga persona që ju njohin mirë dhe mund t’ju rekomandojnë për këtë pozicion, si mësues, profesorë ose persona të tjerë që kanë pasur mundësi të ndjekin angazhimin tuaj;
Pëlqim me shkrim nga prindërit ose kujdestarët ligjorë për vajzat e moshës 15 deri në 18 vjeç.

Afati i fundit për aplikim është 10 nëntor, ora 23:59 ndërsa aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected], me subjektin e e-mallit: “Aplikim për konkursin #GirlsTakeOver – Ambasadore për një Ditë 2026/2027”.

Kandidatet të cilat do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen në një intervistë on-line, ndërsa rezultatet përfundimtare do t’u komunikohen të gjithë aplikanteve deri më 15 dhjetor 2026, përmes adresës elektronike të shënuar në aplikim.

Kandidatja fituese do të ushtrojë detyrën e saj si “Ambasadore për një Ditë” në fillim të semestrit të dytë shkollor, në fund të shkurtit ose në fillim të marsit, në kuadër të aktiviteteve që lidhen me 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

#GirlsTakeOver është një iniciativë globale që u mundëson vajzave në mbarë botën të marrin (në mënyre simbolike) role dhe pozita udhëheqëse me rastin e 11 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. Në këtë iniciativë marrin pjesë Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë dhe shumë ambasada suedeze në mbarë botën, me synimin për të promovuar fuqizimin e vajzave dhe barazinë gjinore.

Foto: Melker Dahlstrand/imagebank.sweden.se

Faleminderit shumё!

Jana Gjorgjinska

Promotion and Communications Officer

Embassy of Sweden

8-ma Udarna Brigada 2

1000 Skopje, Republic of North Macedonia

Tel. +389 2 3297 880

Mob. +389 75 246 430

e-mail: [email protected]

www.swedenabroad.se/skopje

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume