Ministrja franceze e Sporteve, Amelie Castera, u zhyt në Senë, për të vërtetuar se ujërat e lumit që përshkon kryeqytetin francez janë të pastra. Fushata e marketingut u bë pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, që këtë vit zhvillohen pikërisht në Paris. Olimpiada nis më 26 korrik dhe përfundon më 11 gusht.
Në Senë do të zhvillohen gara e triatlonit dhe maratona e notit. Edhe kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, e cila nisi fushatën për pastrimin e lumit para nisjes së Olimpiadës, tha se do të notojë në lumë për të provuar se objektivi është arritur.