Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dorëheqja i është dorëzuar Kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në njoftimin e tij publik, Aliu thekson se me këtë vendim po përmbyll një kapitull të angazhimit të tij institucional, duke falënderuar për besimin dhe mbështetjen që i është dhënë për ushtrimin e kësaj detyre për herë të dytë.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për Partinë Alternativa, kryetarin aktual Bekim Sali, si dhe për ish-kryetarët Afrim Gashi dhe Zeqirija Ibrahimi, duke falënderuar njëkohësisht familjen dhe miqtë për përkrahjen e vazhdueshme.

Dorëheqja e Lulzim Aliut vjen në një periudhë zhvillimesh të reja politike, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë sqarime shtesë lidhur me hapat e tij të ardhshëm politikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume